Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

9 skenarët për fundin e botës

$
0
0

Skenarët sipas te cilave ndonjë dite mund te shënojnë edhe fundin e Botes janë përshkruar disa here nga agjenci te ndryshme, por dje, shkencëtarë te Atomic Scientists dell’Università ne Chicago, kane nxjerre një buletin ne te cilin listojnë edhe një here 9 me kryesoret, disa prej te cilave janë madje hamendësime te reja.

Lufta Atomike. Rritja e pakontrolluar e numrit te popullsisë botërore ka bere qe te vijnë gjithnjë duke zvogëluar burimet natyrore te furnizimit te popullatës. Nga ana tjetër, posedimi i armeve nukleare nga disa vende, rrit se tepërmi rrezikun përdorimit te tyre kundër vendeve armike, çka do te çonte ne shkatërrimin e jetës ne Toke.

Meteoritët. Deri me sot i është mëshuar fort këtij skenari, edhe për faktin se zhdukja e dinozaurëve ka ardhur pikërisht si rrjedhoje një përplasje te Tokës me një meteor. Gjithsesi, fale zotit, këtë skenar deri me sot e kemi pare vetëm neper filma.

Sulmet informatike. Sot shume gjera ne bote rregullohen nëpërmjet kompjuterëve te lidhur me njeri tjetrin. Nëse do te kishim ndonjë sulm ndaj këtij rrjeti botëror, demet qe do te krijoheshin mund te përktheheshin edhe si një shpërbërje totale te shoqërisë.

Mbinxehja e temperaturës diellore. Janë te kuptueshme demet e pariparueshme qe do te mund te krijoheshin ne një realitet te tille.

Epidemitë. Ne këtë rast me shume është frika prej viruseve te cilat do te mund te krijoheshin nga vete njeriu, te cilat do te mund te shfarosnin një pjese te mire te popullatës, përpara se sa te kishim mundësi te krijonin një vaksinë e efektive.

Rebelimi i robotëve. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe kompjuterëve, bart edhe rrezikun e zhvillimit te një super kompjuteri i cili te ketë mundësinë për te pasur “mendjen” e tij, qe do te bënte me pas qe makinat te ngriheshin kundër njeriut.

Alienet. Invadimi i Tokës prej Alieneve ka qene prej kohesh një prej skenarëve me te mundshme te fundit te Botes.

Rezet Gamma. Një rritje e rrezatimit gama do te shënonte gjithashtu fundin e Botes.

Vrimat e Zeza. Gëlltitja e Tokës nga një vrime e tille, do te çonte ne asgjësimin e Tokës, dhe realitete te tjera kohe dhe hapësire.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images