Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Ndodhë edhe kjo: E përdhunojnë me urdhër të gjykatës

$
0
0

Policia në Indi ka arrestuar 13 persona në lidhje me përdhunimin e një vajze me urdhër të të vjetërve të fshatit.
Sipas BBC, 20 vjeçarja është shtruar në spital në gjendje kritike.
Të moshuarit në fshatrat e Indisë funksionojnë edhe si gjykata jozyrtare që shpesh japin dënime të ashpra për vrasje çiftesh që kanë dhunuar kodet lokale.
“Marrëdhenia e tyre kishte pesë vjet që vazhdonte. Por kur burri vendosi që të vizitonte shtëpinë e saj për ti bërë propozimin, fshatarët e pikasën dhe organizuan një gjykatë të vjetërish. Gjatë gjyqit, çifti ishte i pranishëm me duart e lidhura”, tha një zyrtar i policisë.
Ai tha se kreu i fshatit gjobiti çiftin me 400 dollarë për krimin e “rënies në dashuri”.
Burri pagoi, por familja e vajzës nuk kishte mundësi të paguante.
Atëherë kreu i fshatit, që është edhe i afërm me gruan, urdhëroi përdhunimin e saj.
“Familja e saj nuk pagoi dot, kështuqë shkoni e shijojeni vajzën:, u tha ai një turmë burrash.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images

Trending Articles