Çështja e divorcit të djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, u trajtua nga media, por pa marrë asnjë reagim nga familja kryeministrore, e cila tentoi që ta mbante të fshehur këtë çështje, ndoshta duke iu druajtur ndikimit në zgjedhje.
Pati raportime në media se Shkëlzeni është ndarë nga e shoqja për t’u lidhur me modelen Armina Mevlani, ndërkohë që vetë Sadija pati deklaruar se ata nuk janë ndarë.
Por kjo foto e realizuar sot në një qendër votimi në Lundër, tregon Sadije Berishën duke votuar vetëm, pa Shkëlzenin.
Sadija mbërriti në qendrën e votimit me një shofer dhe dy fëmijë të vegjël.
Ende nuk dihet se në ç’fazë është divorci i tyre, ndërsa Armina ka deklaruar se i dashuri i saj e do atë në maksimum.
The post FOTO LAJM/ Sadija konfirmon divorcin me Shkëlzenin, voton vetëm! appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.