Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Puthja e parë dhe rreziqet e saj

$
0
0

A ka ndonjë gjë më romantike se puthja e parë në një dashuri të re? Nëse shikoni nga perspektiva e zbulimeve të fundit kërkimore, në fakt puthja e parë është çdo gjë, përveçse romantike.

Puthja e parë me një partnere apo partner të ri është gjithmonë e paharrueshme, por përmban një karakteristikë që pakkush e mendon gjatë takimit të parë të buzëve të dy njerëzve, mikrobet nga goja lidhin “miqësi” të reja me mikrobet e tjera! Revista “Microbiome” sjell rezultatet e kërkimit të fundit që tregojnë se gjatë puthjes transferohen rreth 80 milionë baktere.

Studimin e udhëhoqi profesor, Remco Kort, ku morën pjesë 21 çifte që praktikonin puthjet për qëllime kërkimore. U zbulua se bakteret në gjuhët e çifteve ishin shumë të ngjashme, në krahasim me njerëzit që nuk janë një kohë të gjatë në një marrëdhënie.

“Është e qartë se, kur putheni për një kohë të gjatë me të njëjtin person, filloni të keni një koleksion shumë të ngjashëm të baktereve në gojë”, shpjegoi profesor Kort.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images