Në rrjete sociale ka shpesh nga ato foto ku përgjegjësit e profileve reklamojnë ‘çudira’ shqiptare. E tillë është dhe kjo foto, ku ky djalë i ri ka improvizuar një ekzekutim dhe për figurant ka përdorur një fëmijë. Fëmija i mitur, duket qartë dhe në foto është lidhur dhe varur në një prej heshtave të kangjellave të hekurit duke shqyer bluzën e të voglit dhe një spango lidhur tejpërtej duarve dhe trupit tërhiqet nga djali më i rritur. Imazhi ngjason me tmerret që publikohen here pas here nga ISIS në Siri dhe Irak. Fotoja e postuar në faqen ‘Cudira Shqiptare’ në Facebook është dënuar nga ndjekësit e këtij profili. Më tej Admin është justifikuar me këtë shprehje; “Jo gjithcka qe postohet ketu eshte per te qeshur. Keto janë sjelljet tipike shqiptare. Ne nje fare menyre kerkohet qe te reflektohet”.
Nuk dihet ku vend është bërë kjo foto, kush janë djemtë në fjalë, pot ndjekësit dhe Admini i faqes ‘Cudira Shqiptare’ nuk e mohojnë që është bërë në Shqipëri, dhe për më tepër që ka mbi 300 pëlqime si imazh.