TIRANË-Në prag të heshtjes zgjedhore, pikërisht në orën që PS e PD po kryenin fushatat përmbyllëse, nuk e ka mbajtur zemëratën kantautori dhe këngëtari i njohur, Elton Deda. Me një status në Facebook, Deda thekson se populli shqiptar po vuan dajakun dhe thithjen e gjakut që i ka bërë klasa politike.
Edhe pse Deda nuk e ka përmendur termin politikë, në gjithë tekstin e statusit në këtë rrjet social, nënkuptohet se bëhet fjalë për politikën.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit…o popull…o populll…pooopuuuullll…..! Si te mos mjaftonte dajaku qe u kane dhene per 23 vjet duke thithur gjakun, e falenderojne popullin, i peshtyjne mu ne surrat me buzeqeshje. Mjere ti o popull, sa shume gjera jane bere dhe do behen ne emrin tend. Mjere ti”, shkruan Deda në Facebook.
The post Shpërthen Elton Deda kundër politikës: 23 vjet i thithën gjakun popullit appeared first on Lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.