Një vajzë 10 vjeç që ankohej për dhimbje të forta të barkut, lindi një fëmijë disa orë më pas. Vogëlushja u çua në spital nga mësuesit dhe më pas u akomodua në dhomat e lindjeve.
Edhe pse vetëm 7 muajshe shtatzënë vajza pati një lidhje mëse normale dhe së bashku me foshnjen është nën kujdesin e mjekëve.
Ajo rrëfeu në polici se njerku 40-vjeçar e ka abuzuar dhe e denoncoi për përdhunim. Ndërkohë mamaja e vajzës tha se nuk e kishte vënë re të fryhej stomakun e vajzës, por kishte vënë re sjellje të çuditshme nga ana e 10-vjeçares.
Vajza e vogël gjithashtu tha në polici se njerku e kishte kërcënuar se do t’i vriste nënën dhe vëllain nëse tregonte për aktin.