Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Mëson se e bija ishte shtatzënë, nëna vret 17-vjeçaren

$
0
0

Një grua 36 vjeçare ka qëlluar me armë dhe ka vrarë të bijën 17 vjeçare, pasi ka mësuar se ajo ishte 3 muajshe shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në Nidge, në Turqi. Në bazë të informacioneve të publikuara në ‘Dogan’, e cila citon burime nga policia turke, Emine A. ka zbuluar shtatzëninë e të bijës, Meryem A. gjatë një vizite tek disa të afërm. Sapo ka mbërritur në shtëpi, gruaja ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar 5 herë mbi të bijën. 17-vjeçarja ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Sipas organizatës joqeveritare “’Platform to Stop Violence Against Women”, në Turqi janë vrarë 286 femra gjatë vitit 2014 dhe 134 këtë vit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images