Dihet që kryeministri Rama është një politikan me shije të veçanta dhe për këtë nuk ka dyshime. Kombinimet e çuditshme të Ramës vihen re edhe gjatë kësaj fushate. Nga kravatat me papagall, te atletet që mban veshur në seancë plenare e deri te kjo bluzë që mbante veshur sot gjatë takimit elektoral në Patos.
Poshtë xhaketës me ngjyrë blu të errët, Rama kishte një bluzë me ngjyrë të kuqe ku duket i stampuar një personazh i filmave të animuar për fëmijë.
Edhe në takime të tjera elektorale, kryeministrin e kemi parë me kombinime të çuditshme, siç ishte para disa ditësh bluza me logon e Batman. Ndoshta me të tilla bluza të cilat të japin më shumë përshtypjen sikur janë për fëmijë, kryeministri synon të duket me i ri.