Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

5-vjeçari nga Siria mallëngjen botën: Kam dy ditë pa ngrënë, kur jam shumë i uritur ha bar

$
0
0

SIRI- Një video e një 5-vjeçari në Siri ka mallëngjyer botën. Në një intervistë të shkurtër të realizuar me 5-vjeçarin përpara një dhome të errët dhe me mur guri, djali thotë se ka dy ditë pa ngrënë, ndërsa ka pasur raste që ka ngrënë edhe bar kur ka qenë shumë i uritur.

Në video shihet 5-vjeçari i frikësuar, me fytyrë të pisët dhe sy të lodhur. Pyetjes së kameramanit nëse është i uritur, fëmija i përgjigjet ‘po’. Më pas kameramani e pyet se sa kohë ka pa ngrënë ushqim, djali përgjigjet qetësisht ‘dy ditë’.

Më pas kameramani e pyet se si ja bën për të qëndruar gjallë, fëmija i përgjigjet i tronditur ‘ka raste që hamë edhe bar’. Më pas ai i thotë kameramanit se do dëshironte të kafshonte një bukë të vogël, të cilën ka kohë që nuk e shijon.

Videoja mendohet se është xhiruar në Aleppo, ndërsa qindra mijëra njerëz detyrohen të largohen çdo ditë nga vendi si pasojë e luftimeve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images