Me këmbë të zbathura dhe të zbuluara rrugëve të Kabulit. Po bën xhiron e botës një foto që sipas asaj që shkruan BBC në Angli, duhet të jetë postuar në “Facebook” nga gazetarja lokale, Hayat Ensafi.
“E bëra foton, sepse nuk kisha parë ndonjëherë një grua të veshur në këtë mënyrë nëpër rrugët e qytetit”, – ka treguar reporterja. Ajo triko e gjatë, ato çorape ngjyrë vjolë dhe para së gjithash ato pulpa të zbuluara, nuk do të kishin tronditur njeri gjatë viteve ‘60-’70, kur gratë ishin të lira të dilnin xhiro si të donin.
Por tani që talibanët i kanë detyruar gratë të mbajnë mbi kokë burqa-n blu, të shohësh atë vajzë të lirë, të shpenguar dhe pa frikë nga pasojat, shkakton diskutime.
Foto e vërtetë ose false nëse është, ka shkaktuar një “det” me reagime në rrjetet sociale. Dhe janë shumë gra afgane që kanë përshëndetur kurajën e saj me entuziazëm. “Është trupi i saj, jo i juaji. Është e lirë të bëjë atë që dëshiron”, – shkruan dikush në “Facebook”.
“Është trupi im, e drejta ime që të mos jem e detyruar të mbaj një shami mbi kokë”, – komenton një grua. Por ka edhe nga ata të seksit mashkull që kritikojnë ashpër sjelljen e gruas, identiteti i së cilës, sipas BBC-së, mbetet akoma i panjohur. “Jetojmë në një vend mysliman, nuk mund të tolerojmë një sjellje të tillë”, – shkruan Ahmed.