Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Festat e fundvitit, dhuratat që nuk i duhen bërë një femre

$
0
0

Nëse jeni në çift, atëherë duhet ti lexoni disa këshilla dhe ato vlejnë veçanërisht për meshkujt. Në mënyrë që të mos zhgënjeni partneren me dhuratën për festat e fundvitit, hidhini një sy dhuratave që nuk i duhen bërë një femre.

Të brendshmet e kuqe- Kjo është një prej dhuratave më të urryera për femrat. Këto të brendshme shkrihen me ngjyrat e festës, por nga femrat nuk pelqehen. Nëse insistoni që ti bëni patjetër dhuratë të brendshme, atëherë sigurohuni që ato të mos jenë të kuqe.

Shall dhe dorashka- Janë padiskutim të dobishme, por kjo është një dhuratë që nuk i bën përshtypje një femre.

Pajisje kuzhine- Në rast se partnerja juaj nuk është kuzhiniere, atëherë shmangeni një dhuratë të tillë, pasi në këtë mënyrë nuk bëni gjë tjetër veçse i kujtoni punët e shtëpisë.

Arush- Nëse partnerja juaj është mbi 16 vjeç, atëherë kjo dhuratë mund të duket banale, pasi nënvlerësohet feminiteti i saj dhe mashkulli merr rol atëror, që kujdeset për fëmijën e vogël.

Parfumi- Femrat i adhurojnë parfumet, por nëse ia dhuroni për festat e fundvitit, do mendojë dy gjëra, ose aroma e lëkurës nuk i pëlqen partnerit, ose ai urren parfumet që ajo përdor zakonisht. Të jeni të sigurtë se një dhuratë e tillë mund ti prishë humorin dhe do ti ngjallë pasiguri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images