Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Ja kush janë universitetet ku studiojnë miliarderët

$
0
0

Numri më i madh i miliarderëve të sotëm ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë. Në vendin e dytë gjendet Harvardi, ndërsa Yale në vendin e tretë, thuhet në listën e përpiluar nga BBC.

Në tetë vendet e para të listës me 20 universitete, gjenden ato nga SHBA-të. Kështu, në vendin e katërt gjendet Universiteti i Karolinës së Veriut, Princetoni i pesti, në të gjashtin Cornell, kurse Stanford dhe Berkeley në të shtatin, përkatësisht në vendin e tetë, raporton Telegrafi.

Në vendin e nëntë të kësaj liste pozicionohet një universitet jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai gjendet në Mumbai të Indisë. Në pozitën e dhjetë është London School of Economics. Universiteti Shtetëror i Moskës zë vendin e njëmbëdhjetë në listën e sipërpërmendur.

Në vendin e 12-të, sipas numrit të të diplomuarve të cilët më pas u pasuruan, është Universiteti i Teksasit; kolegji i Dartmouth zë vendin e 13-të, i cili ndiqet nga Michigani, New Yorku dhe Universitetin i Columbias.

Lista prej njëzet universiteteve përfundon me Universitetin e Brownit në vendin e 18-të; në vendin 19 është Universiteti i Teknologjisë i Massachusettsit; ndërsa në fund gjendet Universiteti ETH.

Midis 2300 miliarderëve që janë shkolluar në këto universitete, një e katërta e tyre ka përfunduar studimet profesionale ose universitare aty ndërsa doktoraturën çdo i dhjeti.
Universitetet më të mira evropiane, të tilla si Oxford apo Cambridge, zakonisht nuk janë bazamenti i miliarderëve të ardhshëm.

Hulumtimet kanë treguar se numri më i madh i miliarderëve zakonisht jetojnë në New York, Moskë apo Londër, dhe se shumica e tyre punojnë në sektorin financiar, bankar dhe investues.

Çuditërisht, Nigeria është vendi me numrin më të madh të fëmijëve që nuk shkollohen, por kanë numrin më të madh të miliarderëve në kontinentin afrikan.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images

Trending Articles