SHBA – Për tre vite me radhë është njohur si “qitësi”. Tashmë njeriu që vrau kryeterroristin Osama Bin Laden ka një emër. Ai është 38-vjeçari amerikan Rob O’Neill, pjesë e forcave speciale elitë në SHBA.
Në një intervistë për Fox, 38-vjeçari rrëfen momentet kur vrau terroristin më të kërkuar të botës, duke e qëlluar tre herë në kokë.
Sot Rob O’Neill është detyruar të lërë forcat e armatosura pas 16 vitesh shërbim, por as ai dhe as familja e tij nuk tremben nga zbulimi i identitetit të tij në media.
“Njerëzit më pyesin nëse jemi të shqetësuar tashmë që u zbulua identiteti i Rob-it, sepse ISIS mund të hakmerret. Por unë u them se do vendos një parullë tek dera, ku të shkruaj “Hajdeni”.”- shprehet babai i Rob O’Neill.