Përdoruesit e Facebook janë paralajmëruar që të mos klikojnë mbi një link që duket si videoja e një gruaje që po zhvishet përpara një webcam. Në fakt bëhet fjalë për një virus, që mund të vjedhë të dhënat tuaja personale. Firma e sigurisë online, Bitdefender ka nxjerrë një paralajmërim për virusin, që mendohet se është zhvilluar në Shqipëri. Linku duket si një video e YouTube, por kur klikon, të dërgon në një faqe që tenton të instalojë virusin. Qëllimi është që të thithen përdoruesit meshkuj.
↧
Vjen nga Shqipëria/ Kujdes nga “gruaja që zhvishet”!
↧