Quantcast
Channel: Kuriozitete – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Padia “e zgjuar” i siguron një gruaje të ve 23 miliardë dollarë

$
0
0

E veja e një duhanpirësi të rregullt, që vdiq për shkak të kancerit të mushkërive, ka fituar më tepër se 23 miliardë dollarë nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të cigareve në Shtetet e Bashkuara.
Cynthia Robinson ka paditur në vitin 2008 prodhuesin e cigareve “R.J. Reynolds Tobacco” për vdekjen e bashkëshortit, Michael Johnson, i cili ka qenë një duhanpirës i rregullt që prej moshës 13 vjeç. Johnson, një shofer autobusi, u nda nga jeta në vitin 1996, në moshën 36-vjeçare, prej kancerit të mushkërive.
Ai pinte një deri në tre paketa cigare në ditë, për më tepër se 20 vjet, një zakon që e filloi në moshën 13-vjeçare. Pas një gjyqi që zgjati katër javë, një gjykatë në Pensacola, Florida, i ktheu të vesë një kompensim prej 7.3 milionë dollarësh dhe fëmijës së çiftit, 9.6 milionë dollarë. E njëjta juri vendosi që t’i jepte zonjës Robinson shtesën prej 23.6 miliardë dollarë. Ndërkohë, zëvendëspresidenti i kompanisë, që prodhon firma si “Camel” tha në një deklaratë për “New York Times” se kompania planifikonte ta sfidonte këtë verdikt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2545

Latest Images

Trending Articles