Burime nga policia e Washingtonit kanë bërë të ditur se një burrë ka djegur gjithë shtëpinë, duke dashur të djegë të gjallë një merimangë. Departamenti i zjarrfikësve në West Seattle tha se u thirrën nga fqinjët, për një shtëpi që ishte përfshirë nga flakët. Gjithçka ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 20:30 të pasdites në Arbor Heights.
Incidenti nisi kur burri, i cili jetonte në shtëpi me qira ishte duke tentuar të vriste në tualet një merimangë, nëpërmjet një sprajti me bojë dhe një çakmaku. Papritur, flakët përfshinë gjithë shtëpinë. Fqinjët u munduan ta ndihmonin fillimisht, por më pas u detyruan të thërrisnin zjarrëfikëset. Burri, i cili nisi zjarrin, jeton në shtëpi me nënën e tij. Zjarri shkaktoi rreth 40 mijë dollarë dëm të jashtëm dhe 20 mijë dollarë dëm në pjesën e brendshme të shtëpisë.
↧
Do të vrasë merimangën , i vë flakën shtëpisë
↧