Dy agjenci, njëra me qendër në Shkodër dhe tjetra me qendër në Beogradi, kanë organizuar gjatë festës së Shën Vidit (Vidovdanit) një udhëtim për dhjetëra vajza nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin mbërritur në Rashkë, me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë.
Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç e kërkojnë ato, njoftojnë mediat serbe.
Kjo njohje mes vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetëvjeçare dhe për këtë kujdesen agjencitë dhe sekserë të specializuar, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, kundrejt shumave të caktuara të parave.